Transmetuar më 06-05-2013, 17:10

Reuben Reynoso ka si punë kërcimin mbi dyshekë. Një punë më se e pazakontë, e cila bënë që shumë njerëz të qeshin kur e dëgjojnë, por është e vërtetë.

Gjithsesi pavarësisht mendimeve ndryshe, për Reynoso bëhet fjalë për një punë më se serioze.

Puna e tij është që të provojë dyshekët e bërë me dorë, duke synuar ti bëjë perfekt në shpërndarjen e materialit që kanë brenda.

Një punë delikate, edhe pse bëhet fjalë për dyshekë për të cilët klientët paguajnë mjaft.

Janë këmbët e tij ato që kanë fituar eksperiencën e duhur, pasi arrijnë të njohin formën e dyshekut dhe përmasat e tij më mirë se makinat automatike.

“Është një punë, dhe nuk është për të gjithë. Ka një mënyrë të drejtë dhe një të gabuar për ta bërë. Nuk është një lojë”, shprehet Reuben Reynoso, duke kërcyer mbi dyshekë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit