Transmetuar më 06-05-2013, 13:50

Tiranë, 6 maj 2013, NOA.al/Arjola Ymeraj- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një komunikim të posaçëm me mediat, deklaroi se duhet pritur edhe pak për të mësuar emrat që kandidojnë në çdo qark për deputetë.

Ai tha se i mirëkupton gjithë ato që janë spekuluar dhe çfarë janë thënë nëpër gazeta dhe televizione, duke bërë shpesh herë gjënë e duhur e herë të tjera duke i ngatërruar ujërat, ndërsa shtoi se sot para se të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste, për të certifikuar skuadrën kombëtare e cila është gati, ka ca gjëra për tu thënë.

“Së pari me shumë mirënjohje dhe respekt falënderoj të gjithë deputetët e PS, që në këto katër vjet kontribuan në rezistencën opozitare, në përgatitjen për rilindje, në ballafaqimin parlamentar dhe për hir të rikonfigurimit të domosdoshëm nuk do të jenë të përfshirë në skuadrën tonë kombëtare, por janë treguar plotësisht të gatshëm që të përfshihen gjerësisht në këtë betejë duke qenë vija e parë e mbështetjes. Falenderoj ata që për hir të skuadrës kanë pranuar të zbresin në vende të mëposhtme, duke treguar që përfshirja apo jo në këtë skuadër lidhet me pasionin për ti çuar gjërat përpara dhe nuk lidhet me numrin në renditje. Kjo skuadër do konsolidojë çka kemi konsoliduar në këto vite, duke riafirmuar bazën e vlerave, e gjithë asaj përmbajtje, njerëzore, politike të kulturës sonë të bashkëjetesës njëkohësisht duke përfshirë njerëz të rinj, energji të reja, figura që janë në procesin e konfirmimit brenda familjes sonë politike”, deklaroi Rama, raporton noa.al.

Në vijim ai shtoi se me këtë skuadër konsolidohet ekipi duke mos lënë asgjë mangut nga eksperienca e nevojshme për të fituar dhe qeverisur.

Kryesocialisti theksoi se PS vazhdon në procesin e ndryshimit të gjeneratëve në procesin e brezave që i lënë stafetën njeri tjetrit pa krijuar asnjë çarje dhe asnëj fyerje. Ai bëri me dije se ka vendosur të kandidojë i pari në listën e deputetëve në Vlorë, me synimin e pavarësimit të shtetit shqiptar, i cili pas 23 qershorit do rilindë. Lidhur me kandidimin e deputetit Erion Braçe, Rama bëri me dije se do jetë pjesë e listave të PS, ndërsa zërat për mos kandidimin e tij i cilëspo spekulim.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit