Transmetuar më 06-05-2013, 13:32

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një vajzë 6 vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi vëllai i saj 13 vjeçar e qëlloi me pistoletë ndërsa po loznin me njëri tjetrin..

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida jo shumë larg Fort Lauderdale.

“Po loznin me të fshehur me njëri tjetrin, nuk e di se si por djalli qëlloi me armë të motrën”, u shpreh një fqinj i viktimave për NBC News.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes, ndërsa nga ana e hetuesve siç raporton noa.al thuhet se arma u shkrep aksidentalisht, por nuk dihet se si pistoleta përfundoi në duart e të miturit.

Në momentin e ngjarjes së rëndë vëlla e motër ishin vetëm në shtëpi, ndërsa ishin fqinjët ata që ndërhynë të parët.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit