Transmetuar më 06-05-2013, 12:38

Tiranë, NOA.al – Kuvendi i Shqipërise pritet të miratojë sot rreth orës 13.00 tre aktet e integrimit, të vendosura si kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Pak pas mesditës Parlamenti nisi seancën plenare, e cila zgjati vetëm pak minuta ku u kaluan telegrafisht disa projektligje. Me pas kryetarja Jozefina Topalli, dha 30 minuta kohë deri në nisjen e votimit, i cili sot mesa duket do të përfshijë edhe 3 ligjet e shumëpërfolur, raporton noa.al.

Palët politike duket se kanë gjetur kompromis për miratimin e  tre drafteve që kërkojnë shumicë të cilësuar: projektligji "Për Gjykatën e Lartë"; "Për nëpunësin civil" dhe ndryshimeve në rregulloren parlamentare, të cilat nuk arritën të votohen në fund të vitit 2012 për shkak të mungesës së konsensusit nga opozita e majtë.

Komisioni Europian bëri një rekomandim pozitiv në muajin tetor 2012 për Shqipërinë në marrjen e statusit të kandidatit, por duke e kushtëzuar këtë me miratimin e tre akteve të mësipërme. Por, miratimi i  tyre në parlament u bllokua nga opozita, e cila e kushtëzoi votën e saj me zgjidhjen e situatës në Këshillit Bashkiak të qarkut të Fierit.

Megjithë thirrjet e vazhdueshme të drejtuara ndaj PS-së, që kjo e fundit të votonte tre ligjet, maxhoranca, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje situatës bllokuese, inicioi nismën për mbajtjen e njё referendumi që do të çonte nё miratimin e tre akteve. Kjo nismë e PD-së, e votuar në parlament në muajin prill, u kundërshtua nga opozita.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit