

Tiranë, NOA.al – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve regjistro Dritan Priftin si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit në zgjedhjet e 23 qershorit.
4 anëtarët e KQZ ishin të gjitha dakort ndërsa diskutuan dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim. Ata gjykuan se, prifti plotëson kriteret për t’u regjistruar si kandidat i pavarur.
Sipas Kodit Zgjedhor një grup zgjedhësish në një zonë zgjedhore kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për atë zonë zgjedhore, i cili përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 45 të Kushtetutës dhe në nenin 63 të kodit, citon noa.al.
Kandidati Dritan Prifti, në respekt të Kodit Zgjedhor, nuk është pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në zgjedhje. Ligji zgjedhor parashikon që për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar të organizojnë punën për mbledhjen e firmave mbështetëse për kandidatin.
Kandidati Dritan Prifti, që në zgjedhjet parlamentare të 2009 fitoi mandatin e deputetit si përfaqësues i LSI-së, u largua nga kjo parti pas akuzave për korrupsion që drejtoi ndaj kryetarit të saj, Ilir Meta. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





