

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaron pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë.
Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, citon noa.al një shkrim të gazetës kosovare Express.
Presidentët austriak dhe polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiçi e mori edhe nga Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger.
”Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se mbetet në BE-në që nëse fillon zbatimi i marrëveshjes, Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Daçiç.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





