Transmetuar më 06-05-2013, 08:10

Qeveria siriane gjykon se sulmi i ndërmarrë të dielën  nga Izraeli në veri të Damaskut, hapte portat për çdo mundësi.

"Qeveria e Republikës Arabe të Sirisë konfirmon se ky sulm hap portat për çdo mundësi, veçanërisht pasi nuk lë asnjë dyshim lidhur me realitetin që çon drejt një lufte kundër Sirisë", deklaroi Omrane al-Zohbi, ministër i Informacionit.

Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban  Ki-moon u shpreh se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar lidhur me lajmin e sulmeve të sotme izraelite në territorin sirian.

"Kombet e Bashkuara nuk disponojnë ende hollësi për këtë sulm rrufe dhe nuk janë në gjendje t’i verifikojnë ato në mënyrë të pavarur", deklaroi Ban.

"Ftojmë palët të reagojnë me moderacionin e duhur për të mënjanuar përshkallëzimin e konfliktit", theksoi ai.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit