Transmetuar më 05-05-2013, 20:46

Pas sulmeve të ashpra nga ana e kritikës, Katy Perry ka marrë një goditje të ashpër dhe këtë herë nga vetë familja e saj.

Në mënyrë të veçantë sulmi mbi të ka ardhur nga i ati, predikuesi Keith i cili e ka cilësuar Katy si bijën e djallit, për shkak të disa paragrafëve në këngën e saj me natyrë homoseksuale në këngën e saj “I kissed a girl”.

Pikërisht për këtë arsye siç raporton noa.al, babai i saj u kërkoi besimtarëve që të luten për vajzën e tij.

Në fjalën e tij gjatë predikimit Keith u shpreh duke thënë, “Njerëzit pyesin se si unë mund të predikoj, kur kam sjellë në jetë një vajzë që këndon se do të puthë një vajzë tjetër. Isha në një koncert të Katy dhe ishin rreth 20 mijë vetë, shikoja këta njerëz dhe entuziazmin e tyre. Dukej thuajse si një kishë. Qëndrova aty dhe qava, vazhdoja të qaja dhe të qaja. Kuptova se e duan dhe adhurojnë gjënë e gabuar”.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit