
Të dhënat po ngarkohen...

Korçë, NOA.al – Një burrë ka humbur jetën pasi rrufeja që ra në oborrin e shtëpisë së tij, e përfshiu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18.45 të së dielës, në fshatin Rov të rrethit Korçë, raporton korrespondentja e noa.al duke cituar burimet policore që konfirmuan lajmin.
Policia tha se ishte sinjalizuar për faktin se mbrëmjen e së dielës, rrufeja ka vrare ne oborrin e shtëpisë shtetasin Q.V., rreth 47 vjeç. Mbi ngjarjen u ngrit grupi hetimor dhe vajti në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e rastit. a.f/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
