

Cigare, diabet, obezitet, kolesterol dhe ngadalësim i veprimtarisë së trurit duke çuar në plakjen e tij pavarësisht moshës, duke nisur të shfaqen probleme qysh tek 35 vjeçarët.
Ky fakt tregohet nga një studim i Hanneke Joosten dell’Università në Groningen, të Hollandës dhe i publikuar në revistën Stroke.
E njëjta gjë vlen edhe nga faktorë të tjerë që çojnë në rrezik kardiovaskular, si jeta sedentare dhe dieta e gabuar.
Studimi në fjalë siç raporton noa.al, përfshiu 3778 persona të moshës 25-82 vjeçare, nga ku u analizuan ndikimi i duhanit, obezitetit, diabetit, kolesterolit etj, në aktivitetin e trurit, duke e dëmtuar, pavarësisht moshës së personave.
Ekspertët matën rrezikun kardiovaskular dhe më pas aftësitë mendore te këta persona, ku u vu re se aftësia reaguese dhe kujtesa ishte tejet e dëmtuar.
Për rrjedhojë rezultoi se ata që kishin një rrezik kardiovaskular më të madh, kishin një funksionim të trurit në masën 50% në raport me personat që nuk kishin probleme me zemrën.
Sakaq ata persona që pinin deri në 15 cigare në ditë, kishin një zvogëlim të kapacitetit mendor me 2.41%, ndërsa në varësi të shtimit të numrit të cigareve, rëndohej edhe funksionim i trurit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





