
Të dhënat po ngarkohen...

Morinë, 5 maj 2013, NOA.al- Policia kufitare në Morinë ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas të dhënave paraprake të ndaluarit janë dy shtetas nga Kosova, i pari Same Sala 50 vjeç i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Krahas tij u ndalua edhe Bekim Jusufi, i cili nga verifikimet e policisë rezultoi i kërkuar nga drejtësia Zvicerane për trafiqe të paligjshme.
Pas ndalimit në kufi, Sala dhe Jusufi u shoqëruan drejt komisariatit, për të zhvilluar procedurat e mëtejshme, përfshi edhe ekstradimin drejt vendeve ku do të vuajnë dënimet.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
