

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një limuzinë mbi urë në San Mateo të San Francisco Bay Area.
Makina mori flakë ndërsa brenda saj ndodheshin 5 gra duke udhëtuar, të gjitha rreth 30 vjeç, të cilat mbetën të izoluara brenda saj, ku dhe gjetën vdekjen.
Katër gra të tjera të cilat ndodheshin gjithashtu në bord, arritën të shpëtojnë dhe të transportohen në spitalin më të afërt me disa djegie dhe dëmtime të shumta.
Sakaq drejtuesi i limuzinës nuk pësoi dëmtime.
Flakët e zjarrit nisën në pjesën e pasme të limuzinës, të cilat sapo i pikasi shoferi ndaloi mjetin dhe zbriti menjëherë por pa mundur të shpëtojë pasagjeret e tij, pasi zjarri e përfshiu menjëherë limuzinën.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në zjarri ne beftë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





