



Rubin Talaban
Pesaro, 5 maj 2013, NOA.al- Kishte mbërritur në Itali 10 vjet më parë. Në atë periudhë shqiptari Rubin Ago Talaban 31 vjeç, i akuzuari kryesor për sulmin me acid në fytyrë ndaj avokates Lucia Annibali, luante si futbollist amator, ndërsa studionte shpërndante paralelisht heroinë.
Ai jetonte bashkë me familjen në Cartoceto, ndërsa policia e ndaloi për herë të parë në shtator të vitit 2004 sepse dyshonin se i riu po shpërndante drogë në ambientet universitare.
Bashkë me të udhëtonte edhe e ëma, dhe ishte pikërisht kjo e fundit e cila kishte fshehur në të brendshme dhe reçipeta 100 gramë heroinë, ndërsa Rubini kishte fshehur 50 gramë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën edhe 550 gramë të tjera dhe 44 mijë euro para të thata.
Për rrjedhojë u ndaluan të dy, por pak kohë më vonë u lanë të lirë për tu përzënë nga aeroporti me destinacion Tiranën, pa të drejtë kthimi për disa vite.
Siç raporton noa.al, nëna qëndroi në Shqipëri, por Rubin u kthye sërish në Itali, fillimisht në Milano dhe më pas në Pesaro, ndërsa kishte hapur një sërë profilesh në Facebook.
Nuk kishte zyrtarisht një urdhër ndalimi dhe as punë, por ai banonte qetësisht në Pesaro dhe shikohej shpesh vërdallë. U ndalua nga policia në muajin maj por arriti tu shpëtonte.
Ai u rishfaq sërish, kur më 27 mars u bllokua nga policia me një shishe acid në dorë, e cila i ra në këmbët e një polici duke e djegur.
Në atë moment Rubin u dërgua në polici, ku pavarësisht dëmit ndaj policit u la i lirë, por u lëshua një urdhër për tu përzënë në Shqipëri, pasi nëse kapej sërish do përfundonte në burg.
Nuk mbaroi me kaq, pasi sapo doli nga dera e policisë Rubini jo vetëm që nuk u kthye në Shqipëri, por qëndroi në Pesaro, ku dhe kreu sulmin me acid ndaj avokates të cilës i shkatërroi fytyrën duke e djegur me acid.
Natën e sulmit me acid, policia italiane ndaloi si urdhërues të sulmit, kolegun dhe ish të fejuarin e viktimës, Luca Varani 35 vjeç. Avokatja e djegur me acid ishte ndarë me Varanin vjeshtën e shkuar pasi kishte zbuluar se ai kishte lidhje me një femër tjetër.
Dy shqiptaret naten e sulmit, te filmuar nga telekamerat
Nga hetimet rezultoi se Varani nuk kishte hequr dorë prej Lucias, pavarësisht se nga e dashura e re priste një fëmijë.
Krahas Rubin Talaban, si bashkëpunëtor në sulm u ndalua edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Altistin Precetaj, të cilët akuzohen se janë paguar prej avokatit 35 vjeçar për të shpërfytyruar ish të fejuarën e cila është dëmtuar rëndë, veçanërisht në pjesën e fytyrës dhe njërit sy.a.y/noa.al
Mos humbisni: Avokatja e shpërfytyruar me acid, kapet shkodrani i dytë
Arrestohet shkodrani, shpërfytyroi avokaten italiane me acid. Një tjetër shqiptar në kërkim
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





