Transmetuar më 05-05-2013, 14:45

Ata janë bashkë si çift i qëndrueshëm prej 12 vitesh, dhe duket se dashuria mes Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është më të fortë se kurrë.

Këngëtari dhe partnerja e tij teniste janë fotografuar në plazhet e Miami teksa lundronin në det me një anije.

Këngëtari 37 vjeçar dhe e dashura e tij 31 vjeçare duket se i kanë shijuar pushimet e tyre, ndërsa janë shfaqur tejet në formë.

Anna e veshur me bikini të kuqe ka treguar një trup joshës dhe të tonifikuar ndërsa Enrique, ishte i veshur sportiv me pantallona treçerekshe dhe bluzë me krahë të shkurtra.

Megjithëse kanë më shumë se një dekadë bashkë, ata nuk janë komentuar asnjëherë për krizë në çift, madje kanë preferuar ta mbajnë jetën e tyre sa më larg mediave.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit