Transmetuar më 05-05-2013, 12:57

Tiranë, 5 maj 2013, NOA – Partia Socialiste ka reaguar sot për reformat në administratën publike. Anëtarja e Kryesisë së PS, Lindita Nikolli tha se qeveria e kryeministrit Sali Berish dështoi me reformat dhe sipas saj, kjo është një tjetër arsye se përse nuk duhet votuar më 23 qershor. “Sot na ndajnë dhe 49 ditë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të largojnë Sali Berishën, kryeministrin e 100 dështimeve me të cilat ka rrënuar vendin. Sali Berisha Dështoi me Administratën Publike. Erdhi në pushtet me premtimin e madh një qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë. Premtoi se administrata do të reduktohej me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante”, tha Nikolla.

Ajo u shpreh se Qeveria rritur numrin e punonjësve të administratës, vetëm për të shtuar numrin e militantëve të PD-së.

“Administrata e Sali Berishës, përveç se e paaftë dhe e korruptuar, për fat të keq nuk arriti të ishte as e vogël. Zvogëloi numrin e ministrive, por katërfishoi numrin e zëvendësministrave. Gjeti një administratë me 119 mijë të punësuar buxhetorë, dhe po e lë me mbi 128mijë. Pra gati 10.000 më shumë militant të PD që presin urdhrin politik të radhës”, tha Nikolla.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit