Transmetuar më 05-05-2013, 12:34

Tiranë, 5 maj 2013, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot, në aktivitetin e partive të opozitës për Ditën e Dëshmorëve, se idealet e të rënëve për atdheun sot janë të tradhtuara.

“Çdo vizitë në Varrezat e Dëshmorëve është vizitë në varrezat e idealeve të tradhtuara”, u shpreh kreu i PS. Rama shtoi se tradhtarët janë ata që e kanë kthyer pushtetin në objekt interesash personale dhe jo zbatim të vizionit të njerëzve që i dhanë jetën këtij vendi.

Në fjalën e tij, Rama ka folur dhe për programin e PS-së për rilindjen e vendit dhe u shpreh se me fitoren e opozitës do të mundësohet dhe realizimi i aspiratave të dëshmorëve.

“Ne jemi këtu krenarë për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë, një alternativë që vjen nga forcat e majta të bashkuara dhe nga forcat e djathta, por të djathta që nuk vijnë nga radhët e spiunëve”, tha Rama. Në aktivitetin e opozitës ka marrë pjesë dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Veç mesazheve për Ditën e Dëshmorëve, Meta u shpreh se është koha që politika të bëjë detyrën për integrimin e vendit. “Tani të miratojmë edhe ato tre ligjet sa më shpejt në mënyrë që vendi në hyj sa më shpejt në BE dhe besoj se dhe kreu i PD do të jap kontributin e tij në ditët që do të vijnë në vazhdim”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit