Transmetuar më 05-05-2013, 12:12

Ersekë, 5 maj 2013, NOA – Policia e Ersekës ka arrestuar 4 persona për vjedhjen e tubove të ujësjellësit. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Kthesa e Ersekës.

Në pranga kanë rënë: Petro Myzafer Kamberi, 48 vjeç, Polikarpo Petro Kamberi, 25 vjeç, Gëzim  Myzafer Kambeir, 53 vjeç dhe Kristo (Simon) Albert  Kamberi, 24 vjeç.

Të katër të arrestuarit janë kapur duke udhëtuar me një zetor pa targa, në të cilin kishin ngarkuar 24 tubo hekuri. Hekuri ishte vjedhur në linjën vjetër të ujësjellësit të fshatit Moravë.

Pas vjedhjes, tubat e hekurit do të shiteshin për skrap. Po ashtu, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë dhe për 23-vjeçarin me inicialet E.Xh, banues në Drenovë, i cili pronar i zetorit. Të arrestuarit akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit