Transmetuar më 05-05-2013, 11:29

Astronauti kanadez Chris Hadfield ka postuar në faqen e tij në Twitter disa fotot të shkrepura në hapësirë, ku tregohen pamje mbresëlënëse të planetit Tokë.

Hadfield ndodhet në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtarë dhe ka kapur me aparatin e tij momentin e lindjes së Diellit në SHBA. Ai është bërë i njohur në SHBA për fotot që ka postuar gjatë misioneve të tij. Por pamjet e fundit, ato të agimit mbi Amerikën e Jugut janë cilësuar si më të bukurat që janë bërë ndonjë herë nga hapësira.

Hadfield ka postuar edhe disa fotot janë marrë pamje të qyteteve në SHBA gjatë natës.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit