

Tiranë, 5 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel 5 maj 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Lista e PS, Rama e vendos të pestin në Berat, Agron Duka ikën te PR”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Maria Saas, cekja misterioze që jetoi 20 vjet në familjen e Mehmet Shehut”.
“Makina godet postbllokun e policisë, një i vdekur dhe një i plagosur”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Zyrtari i lartë braktis PD: Islami zuri vendin tim”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Brrylat e fortë të Suada Sherifit”.
“Meta: S”ka bojkot, e majta 200 mijë vota më shumë se PD”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Agron Duka, kokë më kokë më kokajt”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Silva Turdiu: Enveri ma njihte babain”.
“Berisha: Pazar PS-LSI, por do të votojmë tre ligjet”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Berisha: Pas mashtrimit të Ramës për heqje taksash, fshihet rritja e tyre”.
Tituj të tjerë janë; “Ish-ministri i PS, Agron Duka kandidat i PR”.
“Ish të përndjekurit, me Halimin: Në zgjedhje mbështesim PD”.
Gazeta “Ballkan” ka si argument kryesor: “Lista e PD, përçarje dhe largime nga kampi blu”.
Tituj të tjerë janë; “Ndërtimet pas 2006-ës, kriteret për legalizim”.
“Meta: "Do të fitojmë me 200 mijë vota ndaj PD-së".
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Tenderat për zgjedhjet, 55 milionë euro për unazën”.
Tituj të tjerë janë: “Letrat sekrete të Jakomonit për Shqipërinë drejt Kontit Ciano”.
“Enver Hoxha: HUrshovi na kërkoi Vlorën”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor: “Kandidatët për deputetë të PD dhe PS”.
Tituj të tjerë janë: “Meta: Ardit Çela, një nga figurat më të mira të LSI-së”.
“Agron Duka largohet nga PS, kandidon për republikanët në Durrës”.
Gazeta "Rilindja Demokratike" ka si argument kryesor; “Statusi u bllokua nga pazari i prillit”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Poni: Lista e zgjedhësve gati 40 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve”.
“Konfindustria: Bllokimi i Gjykatës Administrative, një histori e pashembullt”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





