Transmetuar më 05-05-2013, 00:02

Dy javë pas arrestimit të saj në Atlanta, së bashku me bashkëshortin Jim Toth, aktorja Reese Witherspoon flet për herë të parë në një televizion.

“Ka qenë një sjellje tërësisht e papranueshme dhe ndihemi shumë keq për çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar aktorja. “Kishim dalë për të darkuar jashtë dhe pimë nga një gotë verë më shumë. Mendonim se mund të ngisnim në gjendjen që ishim, por nuk mund të ndodhte kështu. Nuk duhej ta kishim bërë”, ka thënë ajo.

Më pas Witherspoon ka rrëfyer se e ka zënë paniku kur ka parë policin që po i vinte prangat të shoqit dhe se për këtë arsye humbi kontrollin: “I thashë se isha shtatëzanë, pastaj iu kërcënova duke i thënë: E di emrin tim? Epo do ta mësosh shumë shpejt”.

Por pjesa më e rëndë e ngjarjes sipas aktores ishte ti shpjegonte fëmijëve Ava dhe Deacon 13 dhe 9 vjeç, mbi sa kishte ndodhur.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit