Transmetuar më 04-05-2013, 23:31

Arbana i fton banorët që të shohin një tjetër klip i cili ka sekretin “Kam pirë duhan në moshën 4 vjeçare për arsye shëndetësore”. Banorët qeshin teksa e shohin klipin me indikacionet e sekretit të saj. Arbana i pyet se nëse ndonjëri prej tyre ka pasur dyshime në lidhje me këtë sekret. Sipas Eldorës ajo e dyshonte një gjë të tillë.

Pas sekretit të Elenës, radhën e ka sekreti i Eldorës “Jam Talasemike”. Ky sekret është gjetur nga Elena e cila nuk është më pjesë e shtëpisë. Banorët ftohen të shohin klipin me sekretin e saj dhe mbeten disi të çuditur. Të gjithë janë të prekur dhe përloten teksa degjojnë atë të rrëfejë sekretin e saj të cilin përveç familjes së nuk e ka ditur askush. Pas përfundimit të klipit banorët japin mendimin e tyre në lidhje me këtë sekret. Joana dhe Iliri shprehen se e kanë dyshuar një gjë të tillë. Shpendi ndërkohë e përgëzon Eldorën dhe e vlerëson shumë faktin që ajo nuk është dorëzuar por është përkujdesur për to. Eldora përgëzon shumë stafin e Vëllait të Madh i cili ka pasur shumë përkushtim ndaj saj. Për Elonën, Eldora është një shembull në këtë shtëpi dhe ka një vlerësim maksimal për të. Anaidi ndërkohë shpreh gadishmërinë e tij për ta ndihmuar Eldorën duke dhuruar gjak në çdo moment që do të ketë nevojë.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit