Transmetuar më 04-05-2013, 23:29

Banorët pasi janë bërë gati për spektaklin për një kohë të gjatë ulen në dhomën e ndënjes. Elona, Joana dhe Rikja janë me gjithë megafonat e tyre, dënim ky që Vëllai i Madh u dha pas thyerjes së rregullave. Këtë javë asnjë nga banorët nuk është në nominim, por ato nuk dinë asgjë në lidhje me këtë.

Arbana hyn në studio. Përshëndet publikun dhe teleshikuesit. Ajo deklaron që nata e sotme do të jetë e jashtëzakonshme pasi pikërisht sot, do të zbulohen sekretet e gjithë banorëve. Kjo gjë do të ndryshojë tërësisht sjelliet e tyre në javët në vazhdim. Arbana thotë se kjo është e para herë që nuk ka televotim për një javë, por Vëllai i Madh do të organizojë një lojë për disa nga banorët që ndodhen në shtëpi.

Pasi përshëndet opinionistin ajo e pyet se si i duket ideja e zbulimit të sekreteve nga Vëllai i Madh. Sipas Arjanit kjo është një gjë shumë e mirë pasi do shikojmë reagimet e tyre pa presionin e sekreteve që duhet të ruanin.

Zbulohet sekreti parë në shtëpinë e Big Brother dhe ky është sekret i Etlevës. Banore e cila ka dalë nga shtëpia e Big Brother dhe ndodhet jashtë. Transmetohet klipi i cili tregon për sekretin e Etlevës “Kanuni me ndau nga i dashuri”. Banorët qeshin teksa shohin indikacionet që Vëllai i Madh ka futur në shtëpi dhe interpretimet e tyre.

Disa prej banorëve preken nga historia e trishtueshme e saj dhe përloten teksa shohin klipin. Pas përfundimit të klipit banorët japin mendimin e tyre për sekretin e Evës dhe ndihen shumë të prekur.

Pas saj Arban i bën të ditur banorëve se disa prej banorëve kanë pasur edhe misione, jo vetëm sekrete. Ajo i fton të shohin misionet që banorët kanë pasur. Ato bëhen me dije se Olseni është banori që ka pasur mision të gënjejë për tatuazhin që ai ka pasur në gjoks, duke e servirur sikur është e dashura e tij dhe jo nëna. Gjithashtu mësojnë se misioni i Arsimit ka qënë të dërgojë në nominim të përhershëm një banorë. Sipas zgjedhjes së tij ky banor do ishte Anaidi. Teksa Anaidi e sheh klipin qesh. Banorët pasi përfundon klipi, thonë se për sekretin e Olsenit e ka dyshuar Iliri që nuk ishte e dashura.

Kurse Anaidi shprehet se vendimi i Arsimit për ta çuar në nominim të përhershëm e ka marrë si gjë pozitive dhe e falënderon për këtë gjë. Në lidhje me këtë mision japin mendimin e tyre edhe Iliri, Shpendi, Elona dhe Anaidi;

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit