Transmetuar më 04-05-2013, 23:09

Duket shumë e vendosur modelja japoneze e njohur me emrin Vanilla Chamu, të transformohet në kukullën franceze që ajo dëshiron të jetë.

Për këtë arsye deri tani ka kryer plot 30 operacione plastike për të realizuar transformimin aq shumë të dëshiruar prej saj.

Asgjë nuk ka mbetur nga vajza që Vanilla ishte përpara se të kryente operacionet plastike. Nëse e shikon të duket se përpara ke dy persona të ndryshëm.

Megjithë për të arritur ndryshimin rrënjësor, modelja është e bindur se do të vazhdojë të kryejë të tjera operacione për të qenë sa më shumë e ngjashme me kukullën franceze, ose siç njihet ndryshe, kukulla prej porcelani.

Operacionin e parë plastik Vanilla e realizoi në moshën 19-vjeçare.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit