Transmetuar më 04-05-2013, 22:25

Agjencia shtetërore Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet (FDA) i ka hequr licencën një prej markave më të njohur të shampove në botë, Johnson & Johnson, markë tejet e njohur prej 23 vjetësh edhe në Shqipëri e gjerësisht në Europë.

Sipas njoftimit të FDA pezullimi i licencës është bërë për shkak të prezencës së substancave kancerogjene në produktet e kësaj kompanie, raportojnë mediat amerikane dhe ato italiane, që u monitoruan nga bashkëpunëtorja e noa.al.

Urdhri i pezullimit është marrë në bazë të një procesi të nisur në vitin 2007, kur u bënë dhe hetimet e para për këtë kompani, pas të dhënave të para për përmbajtje kancerogjene që u gjetën në produkte.

Më pas, hetimet e FDA kanë arritur të gjejnë dhe shkakun e krijimit të substancave të rrezikshme. Sipas njoftimit, thuhet se substancat formohen gjatë procesit të krijimit të shampove.

Dy produktet kryesore të përdorura në produktet kozmetike janë acidi borik dhe mangenziumi. Pas shkrirjes së këtyre dy substancave bërë dhe sterilizimi i tyre me oksid etileni. Oksidimi gjatë këtij procesi, nëse nuk kontrollohet sjell dhe përmbajtje kancerogjene.

Gazeta New Indian Express, citon një zyrtar të FDA-së, Kamlesh B Shende, i cili thotë se, “është gjetur nivel i papranueshëm oksidi të etilenit, i cili është një produkt kancerogjen”.

Eksperti i FDA thotë se: “Oksidi i etilenit është një substancë që përdoret për sterilizim, por niveli i lartë i saj është transmetuar dhe te shampot, kryesisht ato që përdoren për fëmijët”.

Duke parë këto të dhëna pezulluam dhe liçensën”, thotë Shende.

Ndërkohë zëdhënësi i kompanisë Johnson & Johnson ka reaguar për vendimin. “FDA ka shprehur shqetësime për nivelin e oksidit të etilenit, i cili nuk është përfshirë në procesin e fabrikimit që i është prezantuar FDA”, ka deklaruar zëdhënësi i Johnson & Johnson.

Një ndër sloganet e njohura të Johnson & Johnson është bërë shumë nxitës që të blihet për fëmijët pasi promovon të vetmen shampo në botë sipas kompanisë, që nuk shkakton lotim të syve. /e.l/a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit