

Të kesh flokë të fortë dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme, jo vetëm për femrat por edhe për meshkujt. Të kesh flokë të bukur dhe të shndritshëm të bën të ndihesh mirë, më të sigurt dhe më rehat përballë të tjerëve. Si të kesh flokë të fortë dhe në formë?
Bëni kujdes me shampon
Shampoja është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve tanë. Përpara se të lani flokët, është mirë që ti krihni me kujdes në mënyrë që të mos ngatërrohen gjatë larjes. Gjithashtu, përpara se të lani flokët është më mirë që të bëni një maskë me produkte natyrale.
Është mirë që ti shpërlani flokët me ujë të ftohtë e pastaj shtoni një lugë uthull të bardhë ose limon; në këtë mënyrë ekuilibroni PH e flokëve duke i bërë akoma më të shndritshëm.
Tharësja duhet përdorur gjithmonë në temperaturë mesatare nëse nuk dëshironi të digjni flokët.
Maska natyrale
Për të forcuar flokët janë shumë të efektshme edhe një seri maskash natyrale të cilat mund ti përgatisni fare lehtë në shtëpi me përbërësi si: kosi, mjalti, vezët dhe vaji i ullirit.
Ushqimet që na ndihmojnë
Sigurisht që për përforcimin e flokëve një ndihmë të madhe na e japin edhe ushqimet. Një element shumë i rëndësishëm për shëndetin e flokëve është hekuri, i cili i jep oksigjen atyre. Hekuri gjendet në ushqime si pula, gjeli i detit, mishi i viçit, susami, spinaqi, fasulet, bizelet, pjeshkët, etj.
Po kaq i rëndësishëm është edhe zinku, që është një substancë thelbësore për mirëqenien e flokëve tanë. Zinku i pakët ul ndjeshëm ritmin e rritjes së flokëve, por edhe ndikon në rënien e tyre si dhe në shfaqjen e zbokthit.
Për të forcuar flokët, të rëndësishme janë edhe proteinat, të cilat gjenden në shumë ushqime siç janë vezët, produktet e qumështit, mishi, etj. Ndërsa për rritijen e tyre përdorni acidin folik si dhe vitaminën B6, E, B12.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





