Transmetuar më 04-05-2013, 22:07

Deputet i Partisë Socialiste dhe ministër në qeverinë e Fatos Nanos për dikasterin e Bujqësisë, biznesmeni i njohur Agron Duka ka braktisur përfundimisht opozitën dhe mbrëmjen e së shtunës, ka nënshkruar marrëveshje me mazhorancën e djathtë.

Konfirmohet se z.Agron Duka ka firmosur me Partinë Republikane për të qenë kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit për Durrësin, duke pasur edhe mbështetjen e PD dhe koalicionit aktualisht qeverisës, Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim.

Bashkëpunëtori i NOA.al raporton lajmin, kurse burime nga PS e Durrësit i thanë agjencisë noa.al se deri ditët e fundit, z.Duka kishte marrë premtim nga kreu socialist Edi Rama që të ishte kandidat për deputet në Berat, porse renditja në listë nuk bënte pjesë tek "zona" e sigurt e 3-4 emrave të parë.

Duke qenë se në Durrës, z.Duka është përballur me luftë bërrylash nga drejtues vendorë dhe drejtues vendorë të PS, ka vendosur të largohet nga opozita duke kandiduar për PR.

Agron Duka, vëllai i Armando Dukës, president i FSHF dhe kunati i biznesmenit Lefter KOka, aktualisht deputet i LSI, ka biznese të ndryshme që nga prodhimet, eksport-importi, shërbimet si dhe mediat. e.k/a.b/noa/al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit