

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Hënë, 6 Maj 2013
Si një person i lindur nën shenjën e Dashit, jeni mësuar që t’i bëni gjërat në mënyrën tënde. Për ju, është e vështirë që të merrni urdhra nga dikush. Shihni, se nuk është gjithmonë një shenjë e nënshtrimit, të jesh një vartës dhe t’i bindesh dikujt. Në fakt, sot kjo mund t’ju kthehet në një gjë të dobishme, pasi do t’ju shkundë nga shumë përgjegjësi dhe do t’ju bëjë që të ndiqni nisma të tjera që rrjedhin nga intuitat pjellore dhe vigjilenca për të kapur mundësi më të mira.
Në fushën praktike, gjatë ditës së sotme, ju këshillohet që të mos hiqni dorë një projekt zhvillimi, pasi ju keni në dorë krijimin e kushteve optimale për arritjen e tij. E hënë e përsosur kjo e sotmja, për të reflektuar mbi ecurinë e jetës tuaj dhe për të parë nëse dikush është duke komplotuar pas shpinës tuaj. Nëse ju ndjeni brenda vetes suaj se keni dëshirë për të ndryshuar disa marrëdhënie, bazohuni tek vullneti juaj. Dhe mos i nënvlerësoni nevojat tuaja aktuale.
Hëna e këtij fillimi jave, duket se favorizon për të lindurit e kësaj shenje, miqtë, jetën tuaj shoqërore, suksesin. Duke bërë që ju të korrni atë që mbillni. Ju mund të merrni më në fund ato çmime për të cilat keni pritur prej kohësh. Koha e përkryer edhe për të nisur një veprimtari të re dhe produktive. Suksesi është në rritje. Jeta, ofron një shans më të mirë për ata që duan të zgjerojnë rrethin e miqve të tyre.
Qëndrimi juaj tërheqës, lejon që të viheni re nga më shumë njerëz të ndryshëm nga ju. Dhe kjo do të thotë që të krijoni më shumë njohje interesante, veçanërisht të dobishme për të bërë përparim në sektorin e karrierës suaj. Shfaqen të mbrojtura ndryshimet që sjellin përmirësime ekonomike, të cilat do të zgjasin me kalimin e kohës.
Kjo e sotmja është një ditë kur kartat astrale, shfaqen në një mënyrë të tillë, e cila ju jep kënaqësi në të dy sektorët e jetës, si në atë profesionale dhe atë private. Shumë prej jush, sot mund të ndjejnë edhe nevojën e një riorganizimi. Për të fituar pozicione prestigjioze duhet të jeni të gatshëm edhe të sakrifikoni. Kjo vlen për ju, që nga natyra nuk jeni të përgatitur për të ofruar flijime. Por tani, kjo është e nevojshme. Në të ardhmen, do ta falënderoni këtë akt përulësie.
Java e punës suaj, nis sot me yjet në mbështetje të mendimeve dhe projekteve tuaja, duke bërë që ju të jetoni në një klimë të vendosur dhe mjaft qetësuese. Ndërsa Hëna, duket se është në favor të kontakteve të reja. Qartësojeni shikimin tuaj, kur njihni dikë. Ndërkohë, që një takim kyç për karrierën tuaj do të ndodhë gjatë ditës së sotme.
Kurioziteti sot ju shtyn të provoni ide të reja për jetën. Sikundër, do të jeni gati edhe për të marrë disa rreziqe mbi shpatullat tuaja. Ndryshe nga sa e kishit menduar. Dhe duke bërë kështu, më pas, duhet që të vlerësoni me kujdes efektet e mundshme të këtij veprimi. Me siguri që do të jeni në gjendje për të ruajtur kontrollin e situatës. Ndikimet astrale tani ofrojnë zhvillime, ndjeshmëri, dhe aftësi për të kapur mundësi të mira.
Javën e nisni nën tone të qeta. Asgjë e bujshme, asgjë dramatike. Asgjë që do të dëmtojë qëndrimin paqësor të së përditshmes suaj. Eshtë pikërisht një ditë e hënë, në emër të menaxhimit më të mirë të zonave të ndryshme të jetës. Sikundër, edhe e mundësive të mira dhe mjaft eksituese, si në punë dhe në manovrat e ndryshme për t’u përmirësuar. “Po” çdo kontrolli, në qoftë se ju mendoni se keni nevojë për të.
Emocionet dhe ndjenjat, do të shfaqin më të mirën e tyre sot në çështjet profesionale dhe praktike. Ndërsa yjet nuk do të pengojnë aspak edhe suksesin në fushën tuaj profesionale. Ju jeni shumë sensual, romantik dhe imagjinues. Jetojeni në një mënyrë të qetë seksualitetin tuaj, duke e shoqëruar atë me një përkushtim të madh emocional ndaj personit që ju doni ose keni ndërmend për ta bërë për vete. Kënaqni çdo dëshirën tuaj. Sot dhe nesër, do të jenë ditë të veçanta. Vetëm jepini një dorë fatit tuaj.
Ju e keni qartësinë tuaj, një avantazh të jashtëzakonshëm, sikundër edhe ekspresivitetin përmes një dialektike të mirë. Gjëra të cilat janë gjithmonë të mira dhe të cilat do t’ju sigurojnë një përfitim të mirë material. Mundësi për të shqyrtuar një intervistë pune. Hëna në fushën e shtëpisë dhe familjes, rekomandon interes më të madh për një nevojë të krijuar. Marrëdhënie paqësore dhe rrethana të favorshme, për jetën në familje.
Ky është një fillim i mirë për javën, i përshtatshëm për të rritur prestigjin tuaj në fushën sociale dhe për të zhvilluar kontakte apo lidhje të mundshme. Në dashuri, në mes zemrës dhe arsyes, mos i jepni përparësi atij që gjendet në kurriz të tjetrit. Në fushën praktike, patjetër që duhet të merreni më shumë me kontakte të reja. Edhe pse takimet nuk janë gjithmonë të përsosur. Ju vetëm duhet të jeni pak më të vlefshëm dhe mospërfillës.
Të lindurit e kësaj shenje, janë të paqëndrueshëm dhe me lehtësi, kjo ndikon edhe në lidhje me përdorimin e parave prej tyre. Për shkak të temperamentit tuaj bujar, nuk i bëni fare llogaritë në xhepin tuaj kur jeni jashtë me miqtë apo të njohurit. Mos e mbani pra mendjen te shpenzimet. Dhe kjo është pikërisht ku qëndron problemi. Para se të vazhdoni me jetë të kushtueshme, duhet të përpiqeni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





