Transmetuar më 04-05-2013, 21:12

Lule nëpër flokë dhe një fustan i bardhë i shkurtër, kështu ka zgjedhur të duket ditën e martesës së saj aktorja Keira e cila u martua në jug të Francës. Aktorja 28-vjeçare është martuar me 29-vjeçarin James Righton, në një ceremoni të vogël, me pjesëmarrjen e vetëm 11 miqve dhe familjarëve më të ngushtë të çiftit.

Ata u martuan në Mazan, një komunë e vogël vetëm 12 km nga Marseja. Aktorja ka zgjedhur të shkojë në gjendje civile me një makinë të vogël të markës Renault Clio ngjyrë argjendi e përsosur për martesën e saj në stilin country casual. Ceremonia e shkurtër ndodhi pak para mesditës.

Veç fustanit, nusja kishte veshur një xhaketë të shkurtër të markës Chanel, këpucë të sheshta, flokët e lëshuar të zbukuruar me një kurorë me lule margarita.

"Ishte një ceremoni shumë preksëse. Kiera dukej shumë e mallëngjyer”, ka thënë një spektator.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit