Transmetuar më 04-05-2013, 20:58

Elton John është shumë i dhënë pas dy djemve të tij, prandaj ka vendosur që t’i ketë me vete kudo. Ai ka shkruar emrat e dy djemve Zachary dhe Elijah në këpucët e tij, raporton gazeta britanike "Daily Mail", citon noa.al.

66 vjeçari kishte veshur këpucët me emrat e fëmijëve derisa kishte dalë një mbrëmje së bashku me partnerin e tij David Furnish. Të dy kishin zgjedhur të visheshin me nga një xhaketë sportive të zezë dhe dukej se këpucët me emrat e fëmijëve e “kompletonin” familjen. Elton dhe Furish kanë dy djem të cilët kanë lindur nëpërmjet nënave të panjohura.

o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit