

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej thotë se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Serbisë dhe se në rrugën drejt BE-së shteti serb nuk guxon të heq dorë nga Kosova.
"Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Çdo lloj i autonomisë për Kosovën dhe Metohinë është e pranueshme dhe ajo do të jetë më e gjerë e mundshme. Por, njohje de fakto të shtetësisë së vetëshpallur të krahinës nuk do të ketë ", deklaroi kreu i Kishës Serbe, raporton gazeta kosovare “Express”.
Ai ka pohuar se, Kisha Ortodokse Serbe është e vetëdijshme për bashkimin e Evropës dhe përkrah pjesëmarrjen e Serbisë në këtë proces, por jo me çmimin e heqjes dorë nga “një pjesë e shtetit të saj, objekteve të shenjta dhe popullit”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





