Transmetuar më 04-05-2013, 20:11

Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rosler i bëri thirrje sot Evropës që të ndiqte "shembullin" e Gjermanisë në fushën e ekonomisë dhe të konsolidimit buxhetor.

"Gjermania është shembulli më i mirë, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës në fushën e ekonomisë dhe të konsolidimit buxhetor", deklaroi Rosler në një fjalim.

"Ne nuk shpenzojmë më tepër, por më pak", theksoi ai. Për të luftuar "në mënyrë të qëndrueshme" shkaqet e krizës së borxhit, ministri u shpreh se është detyrë e shteteve që të konsolidojnë buxhetet e tyre."Ne duhet të përforcojmë rritjen ekonomike dhe të konsolidojmë buxhetet", shtoi Rosler.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit