Transmetuar më 04-05-2013, 16:28

Dy vepra të piktorit spanjoll, Pablo Picasso, që janë pjesë e koleksionit personal të Marina Picassos, mbesa e artistit, do të shiten në ankand në Paris, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Kjo është hera e parë që Marina Picasso shet një pikturë të artistit në ankand", shkruan gazeta franceze “LeFigaro”, të cilën e citon noa.al.

Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në vështirësi.

Një nga pikturat, ‘Gruaja me fustan gri’ është vlerësuar me një vlerë prej 2,5 milionë euro, ndërsa tjetra me një vlerë prej 1,5 milionë euro.

Pikturat do të ekspozohen fillimisht në New York, Moskë dhe më pas në Paris, para se të shiten në ankand.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit