

Tiranë, NOA.al – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të shtunën me katër votat e anëtarëve të pranishëm projektvendimin për regjistrimin e koalicionit të djathë “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” dhe koalicionit të majtë, "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit, raporton noa.al.
Koalicioni i djathtë drejtohet nga Partia Demokratike dhe grupon 25 parti të vogla të djathta dhe të qendrës. Disa nga subjektet zgjedhore, pjesë e kësaj Aleance janë: Partia Demokratike(PD); Partia Republikane(PR), Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU); Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar(LZHK); Partia Agrare Ambientaliste(PAA); Lidhja Demokristiane(LDK); Partia Lëvizja e Legalitetit(PLL); Partia Balli Kombëtar(PBK); Partia Bashkimi Liberal Demokrat(PBDL); Partia Aleanca Demokratike(PAD); Partia Balli Kombëtar Demokrat(PBKD), etj.
Koalicioni i majtë kryesohet nga Partia Socialiste dhe përbëhet nga 37 parti. Pas PS, në koalicion janë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), Partia Socialdemokrate(PSD), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(PBDNJ), Partia Demokracia Sociale(PDS), Partia për Ligj dhe Drejtësi(PLD), Partia G 99, Partia Komuniste e Shqipërisë; Partia e Punës e Shqipërisë, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar, etj.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





