Transmetuar më 04-05-2013, 12:51

Pamje ilustruese

Lushnjë, 4 maj 2013, NOA – Debatet për mbeturinat kanë degjeneruar në sherr dhe plagosje të tre banorëve të një pallati në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin rreth orës 20:30.

Të plagosur kanë mbetur Shpëtim Demir Gjeloshani, 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 8 në Korçë. Ardian Muharrem Rushiti, 43 vjeç dhe Arben Muharem Rushiti, 39 vjeç.

Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes, Etmond Luan Merdiku, 28 vjeç dhe Ardian Agron Merdiku, 40 vjeç. Gjithashtu, policia po punon për arrestimin e një personi të tretë që është përfshirë në ngjarje.

Sherri për mbeturinat ka nisur mes Etmond Merdiku dhe Shpëtim Gjeloshani, të cilët jetojnë në një pallat. Pas debateve, Merdiku ka goditur e thikë Gjeloshanin.  Ndërsa dy vëllezërit, Ardian dhe Arben Rushiti kanë hyrë për ti ndarë dy personat e përfshirë në sherr. Por atë janë goditur në trup me thikë duke marrë plagë të rënda.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit