




Një fustan nusërie i dizenjuar nga një gjimnaziste ka arritur sukses maksimal në internet. Fotot e hedhura nga vajza në faqen e saj në Facebook kanë arritur të marrin mbi 40 mijë pëlqime. E veçanta e fustanit është se nuk përbëhet nga copë, por nga letra dhe shkresa të dokumenteve që janë përdorur për divorce në gjykata.
Demi Barnes, 15 vjeçe, tha se ishte frymëzuar nga historia e Lady Dianës dhe divorci i saj. Madje dhe modeli i fustanit është marrë nga një foto e vjetër e Lady Dianës ku ajo shfaqej gjatë dasmës me princin e Anglisë.
Për realizimin e fustanit që shihni në foto janë përdorur 1400 dokumente, të cilat janë marrë nga gjykatat dhe përmbajnë padi për divorc të çifteve.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





