Transmetuar më 04-05-2013, 10:18

Korçë, 4 maj 2013, NOA – Një sherr masiv me thika ka përfunduar me plagosjen e tre personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr. 8 në qytetin e Korçës, raporton noa.al.

Mësohet se sherri ka nisur për shkaqe banale në një lokal. Në sherr janë përfshirë pesë persona, të cilët veç grushteve dhe sendeve të forta kanë përdorur dhe thikat. Tre personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e parë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë personat e përfshirë në konflikt dhe po punojnë për arrestimin e tyre.

a.k/noa.al (vijon…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit