Transmetuar më 03-05-2013, 22:25

Zëri i lartë, tone të acaruara, tension, dhe zhurma. Gjithçka reflektohet negativisht në zhvilimin e të porsalindurit. Alarmi jepet nga një studim i Phil Fisher dhe Jennifer Pfeifer studiues të univeristetit Oregon.

Sipas studimit foshnjat që jetojnë në kushte konfliktesh të vazhueshme mes prindërve, vuajnë dhe ndiejnë grindjet e prindërve edhe kur flenë.

Sipas studimit grindjet ndikojnë dhe acarojnë aktivitetin e trurit të fëmijës dhe kjo mund të kompromentojë zhvillimin e tij.

Zëri i lartë i nënës dhe i babait njihen nga foshnja, e cila në nivel cerebral u përgjigjet me një reagim më të fortë se zakonisht.

Asnjëherë mos mendoni se mund të çlironi impulsivitetin tuaj përpara një fëmije, edhe nëse ky është i porsalindur.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit