

Këpucët duhet ti zgjedhësh, duhet të kujdeseni jo vetëm për anën estetike por edhe për komoditetin e tyre. Por më thoni kujt nuk i ka ndodhur një herë në jetë të ketë blerë këpucë që e kanë ngushtuar pavarësisht se numri është ai i duhuri? Ose kush nuk i ka blerë edhe një numër më të vogël vetëm sepse i keni dashuruar sapo i keni parë?
Marria e këpucëve të rrëmben dhe shpesh harrojmë që ato duhet të jenë të rehatshme. Por ndodh që sapo ktheheni në shtëpi e gjeni veten me një palë këpucë shumë të bukura me të cilat nuk dini se ç’të bëni.
Çfarë duhet bërë kur keni mbërritur në këtë pikë? Të hiqni dorë dhe ti braktisni në dollap?
As që bëhet fjalë. Duhet të dini se është e mundur të gjeni një zgjidhje edhe për këtë problem, mund ti zgjeroni këpucët e ëndrrave tuaja e më në fund ti vishni e lumtur.
Ja disa mënyra se si të zgjerojmë këpucët
Një teknikë me rezultat mjaft pozitiv është akulli. Merr një qese plastike, nga ato që përdoren zakonisht për të vendosur mishin në ngrirje, e mbush me ujë e më pas e fut brenda në këpucë. Bëshkë me këpucët i fut në ngrirje për gati një orë, ose i lini sa të shikoni që uji ka ngrirë. I hiqni nga frigoriferi dhe i lini të shkrijnë për 30 minuta. Pastaj këpucët janë gati për ti veshur.
Një tjetër metodë për të zgjeruar këpucët është të përdorni faqet e gazetës të lagura. Pasi i keni lagur faqet e gazetës, mbushni me to këpucët, duke u munduar të ushtroni më shumë presion tek pika që dëshironi të zgjerohet. Falë lagështisë fletët e gazetës kanë tendencë të fryhen duke ushtruar presion tek këpuca.
Mënyra tjetër për të zgjeruar këpucët është të përdorni tharësen e flokëve. Ju mjafton të ndizni tharësen dhe ta drejtoni në pikën që doni të zgjeroni. Mbajeni kështu për pak minuta, pastaj menjëherë vishni këpucën. Përsëriteni këtë veprim disa herë me radhë, derisa këpuca të zbutet dhe të marrë formën e këmbës suaj.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





