

Bashkimi Evropian paralajmëroi sot Azerbajxhanin ndaj përpjekjeve për të censuruar Internetin, ndërkohë që mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut nuk reshtin së dënuari shtypjen e opozitës dhe gazetarëve në ish-republikën sovjetike të Kaukazit Jugor, në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.
"Liria e të shprehurit dhe liria e shtypit janë një prej shqetësimeve më të mëdha të Bashkimit Evropian", deklaroi Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule.
"Jemi të shqetësuar nga përpjekjet eventuale për kufizimin e lirisë së aksesit në Internet dhe përdorimit të tij të limituar për komunikim", deklaroi Fule, në përfundim të një takimi me presidentin azerbajxhanas, Ilham Aliev.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





