Transmetuar më 03-05-2013, 19:15

Tiranë, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bashkëbisedimin e përditshëm me komunitetin sot e zhvilloi në njësinë 7 në Tiranë.

E pyetur nga banorët e kësaj zone lidhur me ndryshimet që programi i PS parashikon për sistemin e korruptuar shëndetësor, Rama tha se, “shëndetësia është një plagë e kalbëzuar dhe histori të trishta nëpër spitale ka pafund”, citon noa.al.

“Kur nuk ka punë, nuk ka as sigurime dhe çdo vizitë bëhet me lekë në dorë. Tarifat janë pesëfishuar. Në Shqipëri harxhohen rreth 800 milionë dollarë në vit, shpenzim i përgjithshëm. Vetëm 7 % dalin nga skema e sigurimeve shëndetësore, 66% dalin drejtpërdrejtë nga xhepat e shqiptarëve “, shpjegoi Rama.

Ai premtoi se, për PS kujdesi shëndetësor nuk është mall. Është një e mirë publike që duhet të afrohet sipas nevojës për këdo në punë a të papunë, në fshat a në qytet. “Ne do ta ndryshojmë këtë sistem mbi sigurimet dhe do të ofrojmë shërbimin falas. Këta thonë që shëndetësia kushton, ne e dimë këtë. Problemi është kush do ta paguajë. Njerëzit apo shoqëria përmes shtetit duke qenë shteti ai që paguan njësoj për të gjithë. Kryeministri thotë se, kjo është komuniste, por kjo është komuniste sa mund të jetë komuniste Britania e Madhe apo ndonjë vend tjetër,” vijoi Rama fjalën e tij në bashkëbisedim me banorët e njësisë 7, në kryeqytete.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit