

Tiranë, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha beson se fitorja e 23 qershorit është në duart e grave dhe vajzave, sepse siç tha ai në Konventën e Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore “ fitorja është në dorën tuaj, sepse fitorja në këto vita ka pasur vetëm një emër: grua, zonjë, vajzë zonjushë.”
Duke iu drejtuar grave demokrate në sallën e pallatit të Kongreseve kryeministri tha se, “kjo konventën i dedikohet gruas, e cila është nëna më ë dashur më fisnike, më e mrekullueshme, nëna e cila e vetme arriti të shenjtërohet me zemrën e saj, me forcën e shpirtit Nënë Tereza.”
“Sot është një homazh i madh për vajzat shqiptare të cilat në një përpjekje të madhe në një kohë të shkurtër po bëjnë gjithçka për të vendosur barazinë mes burrit e gruas. Është ky fat i madh për gratë shqiptare të cilat përfaqësojnë këtë komb me dinjitetin më të madh,” u shpreh kryeministri. Më pas në fjalën e tij, Berisha numëroi një sërë aspektesh të rëndësishme për femrën, gruan shqiptare. “Sot kjo konventë është homazh për ato mijëra e dhjetëra mijëra gra që edukojnë çdo dite fëmijët shqiptarë. Në studimin me serioz në botë Shqipëria renditet e para për marrëdhëniet mësues- nxënës”, tha kryeministri duke u shprehur entuziast dhe mirënjohës për punën e mësueseve në çdo shkollë të vendit, citon noa.al.
Në fjalën e tij kryeministri shprehu vlerësim e mirënjohje edhe për gratë shqiptare shkrimtare dhe poete, këngëtare, për vajzat që studiojnë në universitete që sipas tij “dominojnë shkollat e larta.”
“Sot është dita për të shprehur nderimin më të madh ndaj shqiptareve fisnike që në shekuj bënë investimin më të madh duke mëkuar bijtë me dashurinë për kombin”, tha kryeministri duke nderuar nënat shqiptare “nënat shqiptare janë nënat më të dashura më të përkushtuara”, tha ai.
Çështja e të drejtave tuaja është çështja më themelore e të drejtave të njeriut, tha Berisha duke sqaruar se, “zotohemi se do të bëjmë gjithçka 4 vitet që vijnë për respektimin e plotë të të drejtave tuaja.”
Gra dhe vajzat shqiptare bashkohuni me ne të bëjmë që askush mos guxojë të dhunojë liritë e të drejtat tuaja, do të rrëzojmë murin e patriarkisë, të vendosim para ligjit cilindo që guxon të shkelmojë liritë e të drejtat tuaja, ftoi kryeministri gratë shqiptare të votojnë PD.
“Askush nuk ka pasur histori më të vështirë dhe sakrifica sesa ju. Në sakrificën tuaj qëndron fisnikëria e shpirtit tuaj. Ne jemi këtu për tu zotuar se do bëjmë gjithçka që 4 vitet që vijnë për respektimin e të drejtave tuaja. Vajza shqiptare të të gjitha bindjeve bashkohuni me ne, së bashku të bëjmë të mundur që askush mos të dhunojë liritë dhe të drejtat tuaja. Së bashku me këtë projekt të thërrmojmë murin e patriarkisë. Të vendosim para ligjit cilido që guxon të shkelmojë liritë dhe të drejtat tuaja. Të bashkojmë zërin tonë më çdo nënë dhe vajzë që padrejtësisht dhunohet në shtëpinë e saj. Por, çështja e vajzave dhe grave nuk është çështje e lirive dhe të drejtave njerëzore, para së gjithash është çështje e zhvillimit të kombit në rrugë evropiane. Ndaj ftoj vajzat dhe gratë e Shqipërisë të bashkohemi për shkollim sa më të mirë. Në 4 vite që vijnë ta vendosim në çdo hallkë ë politikës shqiptare”, përfundoi kryeministri Sali Berisha fjalën e tij në Konventën e Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore. o.k/noa.al
PD mbledh Konventën Kombëtare për barazinë gjinore
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





