

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Shtunë, 4 Maj 2013
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e shtunë, e denjë për t’iu dedikuar reflektimit, si edhe qetësisë shpirtërore, procese të cilat do të kenë pasoja konstruktive për ata të cilët paraqiten gati për të ndërmarrë një hap të madh. Reflektoni mbi qëndrimin tuaj ndaj partnerit. Ju keni një kapacitet të mirë për të vendosur, për të krijuar afirmimin tuaj për veten, pa e theksuar më shumë se ç’duhet individualizmin.
Një e shtunë e veçantë për ata që kanë lindur në shenjën e Demit. Edhe yjet paraqiten veçanërisht të favorshëm për shenjën tuaj, duke krijuar një bashkëpunim të përsosur mes intuitës dhe gjërave të cilat ju lejojnë për të materializuar frymëzimin tuaj, si edhe për të lëvizur në mënyrë efektive, apo origjinale, duke përdorur imagjinatën tuaj. Ndiqni idealet tuaja me një energji konstruktive. Dashuria është në plan të parë. Jetojeni pra intensivisht këtë fundjavë të jashtëzakonshme.
Karriera dhe ambicia sot do të ecin dorë për dore. Urtësia dhe përvoja e akumuluar gjatë viteve të punës apo sakrificave për të ndërtuar të ardhmen tuaj, do të bëjë që ju të merrni shpërblimin që meritoni. Mos e ngarkoni veten me faj nëse ju do ta gjeni atë, duke menduar më shumë dhe duke shpenzuar kohë apo energji pa menduar për shpërblimet. Kur një person është i vetë-kënaqur, ai gjithashtu duhet që të jetë në dispozicion për fqinjin e tij.
Energjitë e shkëlqyera yjore që ndriçuan qiellin e fundjavës suaj, do t’ju bëjnë sot që të jeni një nga shenjat më të preferuara të kuadrit qiellor. Për ju, kurrë ka qenë edhe aq e lehtë për të marrë atë që dëshironi. Të qenët i shoqërueshëm, me iniciativë, apo edhe ndjeshmëri, janë kartat për të luajtur dhe për të arritur rezultate maksimale me përpjekje minimale, në çdo sektor. Miqësitë afatgjata, do ju japin momente të gëzimit të vërtetë.
Fundjavë ideale po afron, duke ju ofruar mundësinë që ta rinovoni veten tuaj më thellë. Sikundër, është ideale edhe për të vendosur të jeni e lirë nga situatat e vështira, por dhe ta shkundni barrën që është shumë e rëndë mbi shpatulla për ju. Duke bërë që ta keni më të lehtë për të ndërtuar lumturinë tuaj ashtu siç ju e gjykoni të arsyeshme, dhe në fund ta jetoni jetën nën presionin e një besimi më racional në veten tuaj dhe një opinioni më të sigurt për të tjerët.
Ndikimet e dobishme yjore, gjatë ditës së sotme, sigurojnë një ditë të mirë për ata që kanë lindur në shenjën e Virgjëreshës, pavarësisht kundërshtimit të Hënës. Klima e butë në sferën afektive, është e tillë, për të mbajtur në gjendje të mirë temperamentin tuaj. SMS, E-mailet dhe fjalët e përzemërta, ju hapin sot rrugën e duhur për të kapur dashurinë e një miku të ri tuajin. Punoni dhe studioni akoma më shumë. Aktivitetet e preferuara, janë ato në kontakt me mediat.
Perspektiva të mira gjatë ditës së sotme për punën tuaj në terren, duke vepruar më shumë tek personat që punojnë si të punësuar të të tjerëve. Ju gjithashtu, mund t’i keni të dobishme investimet e reja për zgjerimin e biznesit tuaj, apo edhe zgjerimin e horizonteve të reja profesionale, ose edhe blerjen e një makine të re. Dhe burimet për t’i kryer këto projekte, nuk do t’ju mungojnë. Thuajini “Po” një check-up, nëse ju mendoni se keni nevojë për të.
Paqja në punë dhe krijimtaria e lartë që do të shfaqni sot, do t’ju japin sukses sot. E gjithë kjo, në sajë të vullnetit tuaj të mirë dhe influencave dashamirëse të Hënës. Nëse ju jeni një tip i vetmuar, mund të gjeni shtysën tek dikush që ju pëlqen apo që e keni njohur gjatë një udhëtimi, dhe që kishte humbur në harresë. Prej tij, mund të mbërrijë diçka jashtëzakonisht interesante. Mos hezitoni pra, që të bëni lëvizjen e parë.
Disa çështje të mbetura pezull, mund të bëhen të vështira gjatë kësaj fundjave. Megjithatë, ju mund të punoni fare mirë me entuziazëm nën presionin e atyre që ju admirojnë. Çështjet familjare janë të zgjidhura, ndoshta ngadalë, por me sukses të garantuar. Shkon drejt një përfundimi të suksesshëm, një projekt i cili lidhet me studimin dhe që do të marrë shpërblime me vlerë.
Yjet, të shoqëruar, nga një Hënë romantike, do ta bëjnë mjaft të veçantë këtë fundjavë të parë të muajit maj. Si një shenjë paralajmëruese për të përjetuar momente të dashurisë romantike dhe sensuale. Zemra juaj është e gatshme për të marrë dhe dhënë dashuri për dashurinë tuaj apo edhe ndaj vetëm një personi, i cili shfaq dëshirën për t’u çiftëzuar me ju. Miq të rinj, histori të reja janë në dispozicion për ju. Sukses në shoqëri, por dhe në çështjet e biznesit.
Kthehuni tek butësia e shpirtit dhe e mendjes suaj, si edhe gjithashtu tek ajo fizike. Ushqimi dhe lëvizjet, janë të favorizuara nga yjet. Ka gjithashtu një entuziazëm të madh në sektorin e parave dhe financave tuaja. Pra, nëse ju pëlqen, ju mund ta riorganizoni buxhetin tuaj, të rialokoni portofolin tuaj ose të aplikoni për një kredi. Ngjarje të duhura për këtë proces, do të stimulojnë veprimin. Kontrolloni shpenzimet e panevojshme.
Është e vërtetë se kanë tendencë të rriten trendet në shenjën tuaj. Kjo periudhë është shumë e mirë, dhe fati duket se ju ka favorizuar edhe më shumë. Hëna në shenjë tuaj, duket e madhe në një pjesë të madhe të qiellit dhe raporton për shenja të optimizmit dhe të krijimtarisë. Mbështetuni tërësisht në sferën tuaj sentimentale. Aventura, takime me njerëz të rinj, konsolidim i historie dashurie të lindur kohët e fundit. Vendoseni krijimtarinë tuaj në shërbim të jetës së përditshme dhe do të shihni se çdo marrëdhënie do të përfitojë nga një harmoni më e madhe dhe do t’ju japë mundësi për të krijuar miqësi që forcohen. Rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe në biznes.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





