

Tiranë, NOA.al – Partia Demokratike organizoi sot pasdite Konventën Kombëtare për Barazinë Gjinore.
“Ju jeni epiqendra e familjes shqiptare,” tha sot kryetarja e gruas demokrate Albana Vokshi në hapje të këtij aktiviteti.
“Ju meritoni të keni çdo burim për të arritur suksesin tuaj. Kur gruaja është e arsimuar mirë e gjithë familja është e kulturuar, 4 miliard lekë bursa, 1300 shkolla, 50 % në universitete janë shkolla”, tha Vokshi.
Duke numëruar hapat konkretë që qeveria e Partisë Demokratike ka bërë për përparimin e shoqërisë shqiptare dhe konkretisht për gruan, Vokshi tha se, “PD dyfishoi pagat për infermierët, hapi 200 mijë vende të reja pune, zbatoi taksën e sheshtë, aplikoi kredi të buta për ta hapur ato vetë biznese. Kaluam ligje për mbrojtjen e nënave me leje lindje apo t’i ushqejnë ato me gji në orarin e punës.”, tha ne vijim kryetarja e gruas demokrate.
“Gratë meritojnë të kenë çdo lloj burimi për t’i ndihmuar të rrisin fëmijët e tyre. PD uli taksat që ato të kenë më shume të ardhura në familje, çmimet e ushqimeve dhe produkteve baze janë më se të përballueshme”, sqaroi ajo.
Por ka ende shumë për të bërë pranoi deputetja Albana Vokshi, duke premtuar fillimisht “tolerancë zero ndaj ngacmimeve seksuale.”
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se historia jonë e përbashkët është ndryshimi.Por, sipas saj, ndryshimi kërkon sakrifica.
"Axhenda parlamentare, ka qenë sfidë dhe reformë dhe përpara kam pasur bllokim.Pozicionin tim, e kam cilësuar si sfidë për t’i shërbyer kauzës sonë, reformës dhe ndryshimit. Partia Demokraike, kishte dhe ka vetëm një objektiv, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa"”, tha Topalli, që është njëkohësisht edhe nënkryetare e Partisë Demokratike.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





