

Ndërkohë që banorët në dhomën e ndenjes janë duke diskutuar për paragjykimet dhe lojën që po mundohen të bëjnë disa nga banorët, atje shkon Rikja, e cila dëgjon një koment të pa hijshëm për të nga Anaidi. Mes tyre fillon një diskutim, ku Rikja mendon se ata janë duke bërë gabim që flasin për diçka aq intime për të, ndërsa Anaidi mendon se nuk e ka tejkaluar aspak pasi edhe ajo me Elonën kanë bërë thashetheme për sa i përket intimitetit të tij me Joanën. Edhe pasi ikën Rikja banorët diskutojnë, duke hedhur batuta ironike kundrejt saj.
Ndërsa banorët në kopsht e shikojnë nga xhamat të gjithë situatën, të cilin e komentojnë. Ata thonë se ajo jo gjithmonë tregon zgjuarsi dhe u jep rëndësi duke folur me ta. “Heshtja nuk është për budallain”, thotë Elona. Iliri mendon se në shumë situata Rikja sillet me zgjuarsi, aq sa ta bëjë Anaidin të ndihet i dobët, por ka raste të tjera kur i jep rëndësi më shumë sesa duhet dhe në këtë moment ajo i ul pikë vetes, sipas tij.
Ata komentojnë diskutimin i cili për pak kaloi në debat mes Anaidit dhe Rikes, duke qenë se Anaidi ka folur për diçka shumë intime të Rikes dhe është shprehur duke thënë se ka të dejtë të flasë, përderisa edhe ajo komenton marrëdhënien mes tij e Joanës. “Ata e kanë bërë publike marrëdhënien intime dhe ne kemi të drejtë t’i përflasim, ndërsa unë s’kam bërë gjë publike”, shprehet Rikja. Më pas ata fillojnë të bëjnë biseda të përgjithshme e të shkëmbejnë shaka me njëri-tjetrin.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





