Transmetuar më 03-05-2013, 16:15

Tiranë, NOA.al – Kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike ditën e hënë, 6 maj 2013 nuk do të punojë për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse.

Noa.al citon njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile sipas të cilit, “njoftohen shtetasit shqiptarë se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike, si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e hënë, më datë 6 maj 2013, e ka ditë pushimi zyrtare, për arsye të festës së Pashkëve ortodokse”.

Po sipas të njëjtit njoftim shërbimet e Gjendjes Civile, do të jenë hapura dhe në funksion të qytetarëve.

I gjithë shërbimi i pasaportave do të jetë i hapur normalisht në ditën e martë, më datë 7 maj 2013.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit