

Shpendi ndodhet në kuzhinë më Viganin i cili është duke gatuar. Ky i fundit i rrëfen Shpendit se po i pëlqen shumë strategjia që po ndjek. Shpendi i përgjigjet që për çfarë strategjie e ka fjalën sepse nuk po e kupton. Vigani qesh dhe Shpendi i thotë që nuk ka përdorur asnjë strategji për qëndrimin e tij në shtëpi. Ai shton se ka qënë gjithmonë aktiv dhe nuk ka ndenjur asnjëherë duarkryq, por ka marrë pjesë në debate dhe diskutime.
Vigani e pyet nëse di ndonjëherë të bëjë hile sepse nisur nga fjalët e Shpendit loja që ai po bën është shumë e pastër. Shpendi betohet se nuk ka bërë kurrë hile në jetë: “Veten e shkatërroj dhe tjetrit nuk i bëj keq”, shprehet ai. Ai shton se para se të futej në Big Brother ka pyetur një njeri shumë të rëndësishëm për jetën e tij nëse duhet ta bënte këtë gjë apo jo vetëm për mos ta mërzitur.
Teksa Shpendi dhe Vigani po diskutonin, pjesë e tyre bëhet edhe Edberi i cili vë në jetë planin që bëri me Viganin për një debat të rremë. Vigani e provokon Edberin duke i thënë se shumë herë i duket shumë i dyshimtë në veprimet që bën. Edberi i përgjigjet që kjo është loja që ai do të bëjë, që të kalojë kohë me të gjithë banorët. Shpendi i cili do të ulë tonët e debatit i shotë Edberit që te qetësohet sepse Vigani nuk e kishte me të keq atë që tha. Shpendi me Viganin një pjesë të diskutimit e vazhdojnë në dhomë. Shpendi e këshillon atë se Edberi nuk është aspak tip i qëndrueshëm dhe duhet të ketë kujdes nga kjo gjë.
Nga ana tjetër banorët ndodhen në oborr dhe po këndojnë. Atmosfera është shumë e këndshme, ndonëse është edhe fundjavë.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





