

Durrës, NOA.al- Dy të rinj nga qyteti i Durrësit u arrestuan pasi në makinën e tyre u gjetën 4.70 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Policia e qytetit njoftoi noa.al se, Redjan Mujka, 25 vjeç, nga Shijaku dhe Kreshnik Hoxha, 24 vjeç nga Durrësi ishin duke lëvizur me automjetin Peugeot me targa AA666GJ kur u ndaluan nga policia për një kontroll turinj në lagjen 12 të Durrësit.
Forcat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kuti metalike brenda së cilës një letër alumini e ngjitur me izolant, kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit Kokainë, me pesha totale 4.70 gramë.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





