Transmetuar më 03-05-2013, 13:20

Është e nevojshme tu mësohet prindërve super mbrojtës dhe nënave agresive dhe të ashpra, që të kontrollojnë emocionet e tyre, pasi ky mund të jetë çelësi për të parandaluar sëmundjet mendore te fëmijët.

Sipas një studimi të qendrës për shëndetin emocional të Universitetit të Macquarie në Sidney, thuhet se presioni dhe fiksimi i shumtë i prindërve ndaj fëmijës mund të bëjë që fëmijët të bëhen më të ndrojtur, të bien në depresion dhe ankth gjatë adoleshencës.

Për rrjedhojë ekspertët që drejtuan këtë studim u sugjerojnë prindërve që të jenë më të kontrolluar në veprimet e tyre dhe tu lënë hapësirë më të lirë. Sa më të lirshëm të lihen fëmijët aq më të çlirët do jenë edhe kur të rriten, ndërsa në të kundërt do ndihen nën trysni.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit