

Tiranë, 3 maj 2013, NOA.al- Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak ata të Partisë Socialise dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kishin lajmëruar një mbledhje në këshill gjatë ditës së sotme, me synim rrëzimin e kreut të tij demokratit Njazi Kosovrasti.
Por në momentet që kanë mbërritur në ambientet e bashkisë, dyert e Këshillit Bashkiak kanë qenë të mbyllura.
Menjëherë pas kësaj situate kryetari i këshilltarëve socialist Aldrin Dalipi shkroi në profilin e tij në Twitter se, “Të arrinte deri këtu Basha sa të nderonte natën bravën e sallës së Këshillit Bashkiak, të bllokonte telefonin e këshillit, të ndërronte paswordin e kompjuterit të Këshillit Bashkiak. Turp. Të bëjmë dhe njëherë thirrje ruaj qetësinë pranoje shumicën mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situatë. Ka një shumicë të re për qytetarët! Rreth bashkisë forca të shumta të policisë bashkiake. Do mbrojnë bashkinë nga këshilltarët? Përgjegjësia për çdo akt të nxituar e Lulzim Bashës”.
Pas kësaj situate këshilltarët e majtë të PS dhe LSI kanë nënshkruar një kërkesë nëpërmjet të cilës i kërkojnë kryebashkiakut që të japë dyert e këshillit dhe të lejojë mbajtjen e mbledhjes së kërkuar nga shumica.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





