Transmetuar më 03-05-2013, 11:58

Prishtinë, 3 maj 2013, NOA.al- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në një takim në Prishtinë, ish-Kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko.

Gjatë fjalës së tij Thaçi tha se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit  në Kosovë, edhe në rajon, për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Një fokus të veçantë gjatë bisedës mes tyre kanë pasur edhe kujtimet e së kaluarës, si dhe për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana e tij Majko, vlerësoi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradi, duke e cilësuar si një moment jashtëzakonisht sfidues, por edhe si një hap cilësor i cili ka pasur reflektim jo vetëm dhe thjesht në marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive, por edhe në të gjithë rajonin.

“Sot pata emocionin e veçantë t’i ripërsërisë mikut tim, edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japi nderin dhe kënaqësinë që shpejt do të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre”, deklaroi Majko gjatë fjalës së tij.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit